Agim Ademi viziton legjenden e futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, i cili ndodhet i shtrirë në spital

/cnt/019cd7f6-6e74-788a-a251-e9e105ec648a__m.webp

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot ka vizituar legjenden e futbollit të Kosovës Shemsedin Abazin, i cili gjendet në spital për trajtim mjekësor. Ademi përmes një postimi në Facebook, tha se së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejnë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë. “Gjatë kësaj vizite pata mundësinë […]

Ademi përmes një postimi në Facebook, tha se së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejnë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

“Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të bisedoj me Shemën për karrierën e tij të lavdishme, por edhe për sfidat me të cilat po përballet sot, si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik”, shkroi ai mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Sot isha për vizitë të një nga emrat më të mëdhenj të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, legjenda e futbollit tonë, Shemsedin Abazi, i njohur si Shema, i cili ndodhet i shtrirë në spital për trajtim mjekësor.

Shema ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tij me klubet gjilanase dhe me përfaqësimin e futbollit të Kosovës. Shpejtësia, driblimet dhe instinkti i tij për gol e bënin atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe një figurë që gjithmonë do të mbetet pjesë e historisë së sportit tonë.

Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të bisedoj me Shemën për karrierën e tij të lavdishme, por edhe për sfidat me të cilat po përballet sot, si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë figurave që kanë dhënë shumë për futbollin tonë, sepse respekti dhe kujdesi për legjendat është detyrim moral dhe institucional.

Shemës i uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë shëndetësore dhe të rikthehet në mesin e familjes dhe shoqërisë, teksa shpresoj që së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejmë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Legjendat nuk harrohen kurrë!

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt