Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

/cnt/019cd7f6-0a73-74a8-a6ad-2812c582affc__m.webp

Liga e Kampionëve po hyn në fazën serioze, ku çdo ndeshje ka peshë të madhe. E teta e finales së këtij kompeticioni do ta hapë perden sonte me katër ndeshjet e para të saj. Gjigantët e futbollit evropian si Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool do të zbresin sonte në fushën e blertë në tentimin e […]

E teta e finales së këtij kompeticioni do ta hapë perden sonte me katër ndeshjet e para të saj.

Gjigantët e futbollit evropian si Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool do të zbresin sonte në fushën e blertë në tentimin e tyre për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Pa diskutim, dueli i natës do të jetë ai mes Newcastle United dhe Barcelonës, shkruan Express, transmeton Periskopi.

Ekipi anglez do të rikthehet në skenën e madhe evropiane, në tentim për ta bërë mrekullinë.

Nga ana tjetër, gjiganti katalunas është i vetëdijshëm se s’do të ketë punë të lehtë, por pa diskutim se do ta synojë fazën tjetër.

Trajneri Hansi Flick do të përballet me disa mungesa, por tashmë e ka në mendje ekipin që do ta vendosë në fushë për t’u përballur me anglezët.

Bayerni ndërkohë do ta vizitojë Atalantën e Berat Gjimshitit.

Italianët janë mjaft të fortë dhe të papërshtatshëm në shtëpi.

Mirëpo, bavarezët janë prej favoritëve për ta fituar trofeun këtë sezon dhe për këtë, sonte shkojnë për ta
“pushtuar” Italinë.

Paraprakisht, sonte do të luhet një sfidë e zjarrtë, të paktën për nga atmosfera, mes Galatasarayt dhe Liverpoolit.

Tifozët turq dinë të bëjnë atmosferë elektrizuese, bashkë me ata anglezë, prandaj edhe në fushën e blertë pritet një duel fantastik.

E përballja e katërt sonte do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Tottenhamit.

“Los Colchoneros” shihen favoritë ndaj Spurs, të cilët po kalojnë nëpër një krizë dhe një sezon për t’u harruar.

Tri prej ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00 dhe një tjetër prej 18:45.

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt