Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

/cnt/019c9635-ddd8-7333-afbb-3f0edf678e12__m.webp

Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet në mënyrë sensacionale te gjiganti anglez Liverpool. Sipas raportimeve nga media spanjolle “OK Diario”, ai ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me “Reds” për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni 2026/27. Sipas raportit, marrëveshja parashikon një kontratë trevjeçare, por aktivizimi i saj varet shumë nga performanca e […]

Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të rikthehet në mënyrë sensacionale te gjiganti anglez Liverpool.

Sipas raportimeve nga media spanjolle “OK Diario”, ai ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me “Reds” për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni 2026/27.

Sipas raportit, marrëveshja parashikon një kontratë trevjeçare, por aktivizimi i saj varet shumë nga performanca e trajnerit aktual të Liverpoolit, Arne Slot.

Madje thuhet se kjo marrëveshje mund të anulohet nëse Slot arrin ta udhëheqë Liverpoolin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kontaktet e para joformale mes palëve raportohet se kanë ndodhur në fund të muajit nëntor, në një periudhë kur Alonso po përballej me presion në klubin e tij aktual. Në atë kohë, drejtuesit e Liverpoolit nisën të shqyrtojnë mundësinë për ta rikthyer ish-mesfushorin e tyre në bankinë duke filluar nga vera e ardhshme.

Interesimi për Alonson nuk është diçka e re. Në verën e vitit 2024, ai ishte në radarët e Liverpoolit dhe Bayern Munichut pas suksesit të madh që arriti në Gjermani, kur fitoi titullin dhe kupën pa pësuar asnjë humbje në kampionat.

Megjithatë, në atë kohë 44-vjeçari vendosi të qëndrojë te klubi i tij dhe refuzoi ofertat e klubeve të mëdha. Tani mbetet të shihet nëse rikthimi i tij në Anfield do të realizohet në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt