Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

/cnt/019cd7f6-29a2-7517-abe2-8821f9805592__m.webp

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, bëri shaka me Luka Modrićin pas fitores 1-0 të Milanit ndaj Interit të dielën: “Me restorantet dhe ushqimin italian, mund të luash deri në moshën 50-vjeçare.” Modrić ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 1-0 të Milanit ndaj rivalit të qytetit. Legjenda e Italisë dhe […]

Modrić ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 1-0 të Milanit ndaj rivalit të qytetit.

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Del Piero, e komentoi ndeshjen si analist për “CBS Sports” dhe i tha me humor kroatit:

“Ishte përsëri e mrekullueshme të të shihja duke luajtur. Urime edhe një here. Me restorantet dhe ushqimin italian mund të luash deri në 50 vjeç. Cilësia e ushqimit tonë është fantastike, nuk e di nëse je dakord”, tha ai.

Fitorja e “Rossonerëve” i lë ata në vendin e dytë në renditje, ende shtatë pikë prapa rivalëve të qytetit.

Modrić theksoi se nëse skuadra do të kishte performuar më mirë në “ndeshjet e vogla”, do të ishte shumë më afër tyre në tabelë.

Në fakt, Milani ka humbur vetëm dy herë në Serie A këtë sezon, ndërsa Interi ka pësuar pesë humbje.

Megjithatë, zikaltërit kanë vetëm një barazim, krahasuar me nëntë barazime që ka Milani.

Interi ka fituar 22 nga 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa rivalët e tyre të qytetit kanë grumbulluar 17 fitore.

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt