Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

/cnt/019cd7f6-08c2-7bf4-adef-363c1a2f022e__m.webp

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e njëzet e tretë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Laurent Xhylani, i cili shënoi dy gola në ndeshjen […]

Për javën e njëzet e tretë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Laurent Xhylani, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Prishtina, e cila përfundoi me rezultat 3:0, shkruan FFK, .

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.Pasi mori këtë çmim, Xhylani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion. Jam shumë i gëzuar për këtë çmim, i falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë çmim ia dedikoj nënës time”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt