Mbappe po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt

/cnt/019cb450-9461-76bb-b162-f5c16a3b7b17__m.webp

Situata e Kylian Mbappés para sfidës së parë të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt mbetet në hije dyshimi për shkak të problemeve fizike që e ka kaluar gjatë sezonit aktual. Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi francez ka shpresa reale që të jetë në fushë qysh në takimin e parë, por gjithçka […]

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi francez ka shpresa reale që të jetë në fushë qysh në takimin e parë, por gjithçka do të vendoset nga rezultatet e dy seancave të ardhshme stërvitore me skuadrën.

Reali dhe stafi mjekësor e kanë vendosur si një objektiv kryesor që Mbappé të provojë në stërvitje në ditët para ndeshjes për ta kuptuar nëse gjendja e tij e gjurit mund ta përballojë intensitetin e ndeshjes kundër kampionëve të Anglisë.

Nëse ai arrin t’i përfundojë këto seanca pa dhimbje të konsiderueshme, atëherë mund të jetë i gatshëm edhe për sfidën e parë.

Pavarësisht optimizmit në ambientet e Valdebebas, situata mbetet sërish e ndërlikuar: Mbappé ka qenë jashtë ekipit së fundmi për shkak të një lëndimit të gjurit të majtë, i cili i ka shkaktuar dhimbje dhe e ka detyruar që të heqë dorë nga ndeshjet e fundit të “Los Blancos”.

Klubet dhe stafi mjekësor janë shumë të kujdesshëm për të mos e rrezikuar një përkeqësim të gjendjes, duke e ndjekur progresin ditë pas dite.

Nëse Mbappé nuk arrin të luajë në sfidën e parë ndaj Manchester Cityt, klubi ende e konsideron të mundur që ai të jetë gati për ndeshjen e kthimit më 17 mars, nëse këmba e tij e tregon një përmirësim të qëndrueshëm gjatë procesit të shërimit.

Gjendja e tij dhe e lojtarëve të tjerë do të monitorohet pas ndeshjes së parë, me stafin që vendos çdo ditë në bazë të reagimit fizik që francezi do ta japë në fushë

TË NGJASHME
E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Fanella e Realit tani vlen 300 milionë euro, pas dy marrëveshjeve të reja së fundmi

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Xabi Alonso arrin marrëveshje për ta drejtuar gjigantin anglez

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Super Xhylani shënon golin e dytë ndaj Prishtinës

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti