Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

/cnt/019d5935-3e9c-739f-a88f-67de6a821ff0__m.webp

Ekipi i veteranëve të Barilevës ka konfirmuar me trishtim ndarjen nga jeta të Liridon Gubetinit, 43-vjeçar, të premten gjatë një ndeshjeje për Kupën e veteranëve mes KFV Barilevës dhe KFV Deçanit. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Gubetini humbi ndjenjat menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes dhe nuk arriti të mbijetojë. “Sot, në […]

Ekipi i veteranëve të Barilevës ka konfirmuar me trishtim ndarjen nga jeta të Liridon Gubetinit, 43-vjeçar, të premten gjatë një ndeshjeje për Kupën e veteranëve mes KFV Barilevës dhe KFV Deçanit.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Gubetini humbi ndjenjat menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes dhe nuk arriti të mbijetojë.

“Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV Barileva – KFV Deçani pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën”.

“Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE”.

“Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin. Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh”, shkruan në njoftimin e klubit.

TË NGJASHME
Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin