Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

/cnt/019d5935-46be-75ea-9882-4c65cbf59361__m.webp

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, për të promovuar “Camp Noun” e ri, realiteti po zbulon një sërë problemesh serioze që rrezikojnë reputacionin e projektit më të madh në historinë e klubit. Pas krizës së mëhershme lidhur me instalimin e çatisë, një problem edhe më i rëndë ka dalë në pah: dukshmëria nga […]

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, për të promovuar “Camp Noun” e ri, realiteti po zbulon një sërë problemesh serioze që rrezikojnë reputacionin e projektit më të madh në historinë e klubit.

Pas krizës së mëhershme lidhur me instalimin e çatisë, një problem edhe më i rëndë ka dalë në pah: dukshmëria nga tribunat.

Sipas gazetës katalanase “Ara”, rreshtat e parë të stadiumit kanë një defekt strukturor që e bën pothuajse të pamundur shikimin e fushës.

Tifozët që kanë paguar shuma të mëdha për vende premium përballen me një situatë absurde – ata shohin vetëm tabelat reklamuese rreth fushës. Ekspertët e kanë cilësuar këtë si një “dështim të madh” në projektim dhe zbatim.

Inxhinierët e konsultuar theksojnë se zgjidhja e vetme është ulja e fushës me rreth një metër nën nivelin aktual.

Megjithatë, kjo ndërhyrje është shumë e kushtueshme dhe do të vononte edhe më tej përfundimin e projektit, i cili tashmë është nën presion të madh kohor.

Për më tepër, kjo zgjidhje sjell komplikime të reja teknike.

Sistemi i drenazhimit do të duhet të ridizajnohet, pasi pikat e kullimit do të vendosen më poshtë se niveli aktual i fushës, çka mund të kërkojë ndryshime të mëdha infrastrukturore.

Raporti sugjeron se përgjegjësia nuk bie mbi kompaninë ndërtuese, por mbi vetë drejtuesit e klubit, të cilët kanë ndryshuar detaje të projektit origjinal pa analizë të mjaftueshme.

Problemet me dukshmërinë në “Camp Nou” nuk janë të reja – ato datojnë që nga viti 1994.

Projekti i mëparshëm i hartuar gjatë kohës së Josep Maria Bartomeu synonte ta zgjidhte këtë çështje, por me rikthimin e Joan Laporta në krye të klubit, dizajni u ndryshua dhe zgjidhja u hoq, duke e përkeqësuar situatën.

Një nga arkitektët e përfshirë e përshkroi situatën si goditje serioze për besueshmërinë e projektit: investimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh dhe një gabim i tillë madhor vënë në pikëpyetje gjithë vizionin e stadiumit.

Brenda klubit, drejtuesit janë të vetëdijshëm për përmasat e problemit, por po përpiqen ta minimizojnë atë publikisht për të shmangur përgjegjësinë.

Megjithatë, pakënaqësia e tifozëve po rritet, sidomos mes abonentëve që ndihen të mashtruar nga premtimet për një stadium modern.

Ndërsa Joan Laporta vazhdon ta prezantojë projektin si një arritje madhore, realiteti tregon një sfidë të madhe mes ambicies dhe problemeve konkrete – një projekt që rrezikon të kthehet nga krenari në barrë për historinë e Barcelona./GazetaExpress/

TË NGJASHME
Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin