Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

/cnt/019d53bd-5499-7eec-a841-a40ad276a98c__m.webp

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se planifikonte të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026. Ylli i Mallorcas mes lotëve për “Supersport” fillimisht kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se beson se po vjen gjenerata e artë e Kosovës. “Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për […]

Ylli i Mallorcas mes lotëve për “Supersport” fillimisht kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se beson se po vjen gjenerata e artë e Kosovës.

“Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për gjithë ata që na përkrahën por ju lutem të vazhdoni sepse po vjen gjenerata e artë e Kosovës”.

Pastaj, ai tregoi se ka besuar plotësisht në kualifikim dhe kishte për synim edhe të pensionohej, por tani po e rikonsideron vazhdimin sepse nuk dëshiron t’i “varë këpucët” pa luajtur me Kosovën në një turne madhor.

“Aq shumë kam besuar se kemi me u kualifiku… edhe mendova të luaj atje në Amerikë me kombëtaren dhe të largohem, t’i hapi rrugë të rinjve por nuk kam qejf me mbetë edhe pikë brenda, sepse e di se kjo kombëtare do të kualifikohet”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Kosova do të rikthehet në “aksion” gjatë muajit qershor për t’i zhvilluar dy miqësore, por emrat e kundërshtareve ende nuk dihen./Periskopi

TË NGJASHME
Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Zbulohen pagat e La Ligës 2026: Vinicius dhe Mbappe dominon listën, Real Madrid kryeson

Zbulohen pagat e La Ligës 2026: Vinicius dhe Mbappe dominon listën, Real Madrid kryeson

Xherdan Shaqiri ishte në “Fadil Vokrri” për ta mbështetur Kosovën ndaj Turqisë

Xherdan Shaqiri ishte në “Fadil Vokrri” për ta mbështetur Kosovën ndaj Turqisë

Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në Belgjikë

Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në Belgjikë

Ceferin paralajmëron Italinë: Infrastruktura duhet përmirësuar, ose Euro 2032 nuk luhet

Ceferin paralajmëron Italinë: Infrastruktura duhet përmirësuar, ose Euro 2032 nuk luhet

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital

Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital

Hajrizi reagon pas eliminimit: Për Kosovën japim gjithmonë më shumë

Hajrizi reagon pas eliminimit: Për Kosovën japim gjithmonë më shumë