FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

/cnt/019d49f6-64a8-7bcd-b2c5-d63cb1a77d6c__m.webp

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpërndarë një postim të veçantë – me disa foto që i ka ndarë FIFA – në rrjetet sociale rreth suksesit të arritur nga kombëtarja e Kosovës në dekadën e fundit. Tashmë janë bërë dhjetë vite që Kosova u pranua në UEFA e FIFA, me kombëtaren dardane që më […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpërndarë një postim të veçantë – me disa foto që i ka ndarë FIFA – në rrjetet sociale rreth suksesit të arritur nga kombëtarja e Kosovës në dekadën e fundit.

Tashmë janë bërë dhjetë vite që Kosova u pranua në UEFA e FIFA, me kombëtaren dardane që më në fund u lejua të luajë në ndeshje zyrtare.

Në korrik 2016, kombëtarja e Kosovës ishte e 190-a në ranglistën e FIFA-s, teksa pas suksesit të vitit të fundit, por edhe atyre të mëparshëm, “Dardanët” momentalisht pozicionohet në vendin e 78-të në këtë ranglistë.

Me këtë rast, shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka shpërndarë katër fotografi, duke promovuar kombëtaren e Kosovës dhe suksesin e saj.

“Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri tani! Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë dhe kjo ngritje është promovuar në një postim me katër fotografi në rrjetet sociale të shtëpisë së futbollit botëror”, shkruan FFK-ja në “Facebook”.

“E ardhmja është e ndritur”, ka vazhduar më tej FFK-ja në postimin e saj.

“Kosova vazhdon të ngritet. Ajo ka arritur rankimin më të lartë ndonjëherë në ranglistën e FIFA-s. Kosova hyri në ranglistën e FIFA-s si e 190-ta në botë, në korrik të vitit 2016. Që atëherë, kombëtarja e Koosvës ka vazhduar të ngritet. Pavarësisht se Kosova e humbi një vend në Botëror për një fije, ajo u ngrit në pozitën e 78-të, pozita e saj më e lartë ndonjëherë. Performanca impresive e Kosovës në kualifikimet për Botëror i ndihmoi asaj që të arrijë në këtë pozitë, duke përfunduar e dyta në grupin e saj kualifikues dhe duke e mposhtur Sllovakinë në gjysmëfinalen e ‘play-offit’, para se të mposhtej nga Turqia në finale”, ka shkruar FIFA në katër fotot e shpërndara nga FFK-ja në “Facebook”.

TË NGJASHME
Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

Tragjedi në futbollin kosovar, ndërron jetë 43-vjeçari në mes të ndeshjes

Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin