Legjenda gjermane: Asllani do të ishte një zgjedhje e mirë për Dortmundin

/cnt/019d5935-2457-7070-bf2f-d343d2d11f53__m.webp

Borussia Dortmundi pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin ofensiv. Sipas raportimeve, klubi gjerman mund të ndahet me dy emra të rëndësishëm si Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, duke hapur kështu rrugën për afrime të reja. Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe një nga figurat e njohura […]

Borussia Dortmundi pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin ofensiv.

Sipas raportimeve, klubi gjerman mund të ndahet me dy emra të rëndësishëm si Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, duke hapur kështu rrugën për afrime të reja.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe një nga figurat e njohura të verdhezinjve, Kevin Grosskreutz, i cili ka dhënë një propozim interesant për drejtuesit e klubit.

Ish-futbollisti i Dortmundit ka sugjeruar që zëvendësimi ideal për repartin ofensiv mund të jetë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Grosskreutz, i cili ka zhvilluar mbi 230 ndeshje me fanellën e Dortmundit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë Kupën e Botës me Gjermaninë dhe tituj në Bundesligë, nuk e ka fshehur admirimin për 23-vjeçarin.

Ai madje ka zbuluar se mban kontakte të rregullta me Asllanin dhe beson se transferimi në “Signal Iduna Park” do të ishte hapi i duhur për të.

“Ka pasur një lajm që Asllani mund të transferohet te Dortmundi. Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”, është shprehur Grosskreutz.

Sulmusi kosovar po kalon një sezon shumë të mirë me Hoffenheimin, ku ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 28 paraqitje.

Forma e tij e lartë dhe potenciali në rritje e bëjnë atë një nga emrat më premtues për të ardhmen./Telegrafi/

TË NGJASHME
Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

FIFA trondit tifozët: Finalja e Botërorit me çmimin më të lartë në histori

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë, shpresë për Al-Nassr dhe Portugalinë

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin

Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin