Syla për listën e kryesisë së LDK’së: Më shumë po duket si një firmë se një Lidhje Politike
Periskopi
6 orë më parë
30k
Share
Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka kritikuar listën e re të kryesisë së LDK-së, ku janë larguar disa emra e janë shtuar të tjerë, duke thënë se LDK po duket se e ka humbur idenë e Lidhjes. Sipas Sylës, anëtarët e rinj të kryesisë së LDK-së më shumë duken si një firmë […]
Sipas Sylës, anëtarët e rinj të kryesisë së LDK-së më shumë duken si një firmë apo bord i zgjeruar ndërmarrjeje, sesa trup e shpirt i vërtetë i LDK-së që ishte.
“Abdixhiku nuk ka më çka i jep LDK-së më shumë se ku e riktheu aty ku e kishte lënë Abdullah Hoti. Por, ai ka mundur së paku të ofrojë konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje dhe unitet, të cilin nga shpirtngurtësia nuk po arrin ta ofrojë dot. Me emrat e rinj dhe heqjen e të vjetërve më shumë po reflektohet një idhnakëri, mllef dhe vrer, sesa vizion, ide apo lidership. Dhe në fund krejt kjo LDK më shumë po duket transaksionale sesa politike. Pra, nga Lidhja Politike në një Ndërmarrje Transaksionale. A është kjo LDK që e do elektorati i vet, apo më shumë ka njerëz jashtë kësaj kryesie që i do ky elektorat?”, ka shkruar Syla.
Të mërkurën, LDK ka publikuar listën e re të anëtarëve të kryesisë së LDK-së, duke lënë jashtë listës disa prej emrave si: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri, ndërsa në të ka shtuar Ermal Sadikun, Festim Kabashin, Paris Gurin, Ukë Rugovën e emra të tjerë që nuk kanë qenë më herët.