Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar
Periskopi
4 orë më parë
30k
Share
Të mërkurën, SPAK-u ka arrestuar tre shqiptarë që dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat në Shqipëri kanë publikuar edhe emrat e tre të prangosurve për shitblerje të kokainës për në vendet evropiane. Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola janë tre personat e arrestuar, […]
Mediat në Shqipëri kanë publikuar edhe emrat e tre të prangosurve për shitblerje të kokainës për në vendet evropiane.
Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola janë tre personat e arrestuar, derisa edhe tetë të tjerë mbesin në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Ata akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Përmes një njoftimi, SPAK-u ka bërë të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme.
Sipas njoftimit, ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.