SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

/cnt/019d9284-aba8-7c15-a16d-ec3e39bbb01a__m.webp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit të kokainë. Me këtë rast, janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, derisa 8 të tjerë mbesin në kërkim. Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën […]

Me këtë rast, janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, derisa 8 të tjerë mbesin në kërkim. Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar tetë raste të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, hetuesit e BKH-së kanë vijuar hetimet intensive në drejtimin e prokurorëve të posaçëm.

Sipas autoriteteve shqiptare, të arrestuarit kanë trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, për në vende të ndryshme të Evropës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë sekuestruar pasuri në vlerë prej 12 milionë eurosh.

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme. 72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

“Më 15 prill 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për bllokimin e këtyre aseteve në zyrat e regjistrimit dhe në bankat e nivelit të dytë.”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME
Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë

Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

0:000:00