Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

/cnt/019d9284-ad64-774c-b294-8ad8dddcc983__m.webp

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri i kanë arrestuar të mërkurën katër të dyshuar si pjesë e një hetimi ndaj një zjarri të madh në një ndërtesë shumëkatëshe banimi një ditë më parë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ndërsa katër të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në liri, thanë autoritetet. Policia e Tiranës tha se […]

Policia e Tiranës tha se të arrestuarit janë administratori i kompleksit të pallateve, inxhinieri që kishte udhëhequr punimet për ndërtimin e tij, si dhe administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e pallatit.

Që të tre akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, një ditë pasi zjarri përfshiu ndërtesën 12-katëshe, si pasojë e të cilit u lënduan 11 njerëz.

Ndërkohë, i arrestuari i katërt është menaxherja e një dyqani në katin e parë të ndërtesës së prekur nga zjarri, e cila akuzohet për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Policia theksoi se po i heton edhe për katër njerëz të tjerë, në mesin e cilëve edhe pronarin e kompleksit të pallatit dhe dy punonjëset e subjektit tregtar, prej të cilit nisi zjarri që përfshiu tërë ndërtesën, raporton REL, transmeton Periskopi

Hetimet e para kanë treguar se dyshohet se në pjesën e pasmë të dyqanit, në rrethana të paqarta, nisi djegia e zjarrit në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina.

Policia thotë se menaxherja e dyqanit nuk kishte marrë masa për heqjen e mbeturinave.

Ndërsa, administratori i kompleksit të banimit dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.

Policia sqaron se nga zjarri u lënduan 11 njerëz, përfshirë zjarrfikës dhe banorë të ndërtesës, të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital.

Ndërkaq, autoritetet janë duke i bërë përllogaritjet për ta përcaktuar dëmin material të shkaktuar nga zjarri.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha të mërkurën se ndërtesa e djegur do të rindërtohet “100 për qind nga vetë ndërtuesi”, pavarësisht se të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin.

“Nuk mund t’i lëmë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre, dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë për një humbje që duhet të mbulohet nga sigurimi – një rast i qartë për të gjithë që të kuptojnë se sigurimi i shtëpive kundër fatkeqësive është absolutisht thelbësor”, tha kryeministri.

Zjarri – që nisi rreth orës 17:00 të martën pasdite – u vu nën kontroll rreth tri orë më vonë, sipas autoriteteve.

Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve zjarri, depërtoi edhe brenda në banesa./Periskopi

 

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Zjarri në Tiranë, ndërtesa ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

Zjarri i madh në Tiranë, shkon në 5 numri i të lënduarve, asfiksohet edhe një zjarrfikës (Foto)

Publikohet momenti kur nisi zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë

TË NGJASHME
Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë

Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

0:000:00