Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë

/cnt/019d9284-a700-7e09-a19b-364e6911b0a1__m.webp

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim njoftues me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë. Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se takimi është zhvilluar me ftesë të Eva Palatová, ushtruese e detyrës […]

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se takimi është zhvilluar me ftesë të Eva Palatová, ushtruese e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë.

“Diskutimi u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit institucional dhe garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të reformave”, thuhet në njoftim.

Zulfaj ka shprehur falënderime për BE-në dhe shtetet anëtare për ndihmën dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës.

“Fokusi i tij kryesor do të jetë avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave si hapa të natyrshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Zulfaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një përpjekje e përbashkët. Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ndan vlerat e përbashkëta evropiane, prin në rajon në indekset e avancimit demokratik dhe ka mesatare të lartë të zhvillimit ekonomik, andaj avancimi drejt anëtarësimit në BE është hap i natyrshëm dhe i merituar.”, thuhet në njoftim./Periskopi

TË NGJASHME
Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet, mosprocedimi i saj për miratim në Kuvend, papjekuri totale

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Mosprocedimi i marrëveshjes për anëtarësim në Bord të Paqes, Selimi: U bllokua për shkak të VV-së

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

Trafikuan 7.5 ton kokainë në Evropë, këta janë tre shqiptarët e arrestuar

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

“Luftë” – Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

Arrestohet babai i sulmuesit të shkollës në Turqi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

U kap duke vozitur 182km/h me veturë pa regjistrim, dënohet rëndë shoferi

0:000:00