“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve”, Ambasadori Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin

/cnt/019dbd23-1452-79d7-928b-ea049d531597__m.webp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka porositur se Serbia duhet të përmbahet nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt, duke theksuar se e ardhmja strategjike e Serbisë, duhet të jetë “e rreshtuar me Perëndimin”. “Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, shkroi ai në X […]

“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, shkroi ai në X më 23 prill, duke theksuar se këtë mesazh ia përcolli presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në Beograd të zhvilluar një ditë më parë.

Serbia, as katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nuk i është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Po ashtu, Beogradi nuk ka hequr dorë as nga lidhjet politike me përfaqësuesit e pushtetit në Rusi.

Whitaker gjithashtu tha se me Vuçiqin ka pasur një takim konstruktiv për “nisjen e një epoke të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë”.

“E vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me padurim stërvitjen e përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, tha ai.

“Por, isha i qartë: bashkëpunimi i Serbisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt krijon varësi strategjike afatgjatë, nga e cila është e vështirë të çlirohesh, dhe e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm”, shtoi Whitaker.

Më herët, Vuçiq ka thënë se me ambasadorin e SHBA-së në NATO ka diskutuar për çështjet e sigurisë dhe politikës rajonale dhe për raportet mes Beogradit dhe Uashingtonit.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar në raportin e tyre vjetor se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, duke vënë në pah veçmas rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin e publikuar më 18 mars u tha lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet mes Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri mes Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, si dhe “mbështet shkëputjen e entitetit Republika Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina”./REL

TË NGJASHME
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

0:000:00