“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore
Periskopi
16 orë më parë
Share
Opinionistja Aida Dërguti është shprehur se kryeministri Albin Kurti dëshiron të ketë disa procese zgjedhore. Dërguti theksoi se, edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një rënie të mbështetjes nën 50 për qind, kjo shihet si një kosto e përkohshme nga ana e pushtetit. “Ne jemi duke shkuar në drejtim të diktaturës, në […]
Opinionistja Aida Dërguti është shprehur se kryeministri Albin Kurti dëshiron të ketë disa procese zgjedhore.
Dërguti theksoi se, edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një rënie të mbështetjes nën 50 për qind, kjo shihet si një kosto e përkohshme nga ana e pushtetit.
“Ne jemi duke shkuar në drejtim të diktaturës, në kuptimin që do ta marrë kontrollën e të gjitha institucioneve. Pra, edhe me çmimin që në këto zgjedhje që do të vijnë, do të ketë një rënie nën 50 për qind, kjo është kosto e përkohshme, të cilën ai mendon se do ta përballojë, për ta rikuperuar në zgjedhjet e ardhshme, sepse për sa kohë del i pari, ai nuk del nga zyra e kryeministrit”, u shpreh ajo.