Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të thotë për Kosovën?

/cnt/019dbd23-1141-7ec9-bc2b-341f6cb570a0__m.webp

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, dhe zëvendësimin e tij me parimin e shumicës, si në demokraci. Nëse kjo ndodh, do të jetë lajm i mirë për Kosovën, pasi që pranimi i saj […]

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, dhe zëvendësimin e tij me parimin e shumicës, si në demokraci.

Nëse kjo ndodh, do të jetë lajm i mirë për Kosovën, pasi që pranimi i saj eventual në union nuk do të mund të pengohet me veto nga pesë shtetet anëtare që nuk ia njohin pavarësinë, e të cilat janë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj mundësie.

“Në një demokraci, parimi i shumicës është normë, ndërsa unanimiteti përjashtim,” tha Wadephul gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, në Dublin, raporton DPA.

“Dhe ne duhet ta bëjmë normën e demokracisë edhe normë në Bashkimin Evropian. Vetëm në këtë mënyrë Evropa mund të mbetet e aftë për të vepruar”.

Pas zgjedhjeve në Hungari më 12 prill dhe humbjes së Viktor Orbánit, tani ekziston një dritare e mirë kohore që duhet shfrytëzuar, tha kryediplomati gjerman.

I konsideruar si i afërt me Rusinë, kryeministri i deritashëm në Budapest kishte bllokuar me të drejtën e vetos, votimet e BE-së gjatë 16 viteve që ka udhëhequr Hungarinë.

“Çdo muaj ka rëndësi, madje edhe çdo javë,” paralajmëroi Wadephul.

Pak para humbjes së tij, Orbáni bllokoi një kredi të BE-së prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) për Ukrainën në fund të marsit, duke shkaktuar zemërim, ndër të tjerë, edhe te kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili e quajti këtë “një akt të madh mosbesnikërie”.

Të mërkurën, vendet e BE-së ranë dakord të zhbllokojnë kredinë dhe të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Hungaria hoqi dorë nga kundërshtimi i saj disa mujor.

Irlanda është vendi anëtar i Unionit Evropian që merr presidencën e Këshillit të BE-së në korrik, transmeton Telegrafi.

TË NGJASHME
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

0:000:00