Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

/cnt/019c9637-3a8f-7540-b26e-47894585ef0b__m.webp

Zyrtari i partisë NISMA, Bilall Sherifi, informon se nëpërmjet telefonit, “Jakup Krasniqi më ngarkoi t’ju transmetoj telegram ngushëllimin e mëposhtëm në emër të atyre që padrejtësisht mbahen prapa grilave në Hagë”. Letra e plotë: Të nderuar familjarë të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, z. Rexhep Qosja, Të nderuar shqiptarë, Me dhimbje të thellë morëm lajmin […]

Letra e plotë:

Të nderuar familjarë të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, z. Rexhep Qosja,

Të nderuar shqiptarë,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira!

Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit!

Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt!

Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare.

Burgu i Hagës, më 23 prill 2026

TË NGJASHME
Trump thotë se ‘ora po ecën’ për Iranin

Trump thotë se ‘ora po ecën’ për Iranin

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

0:000:00