Këto janë dhjetë projekligjet që sot i miratoi Kuvendi i Kosovës

/cnt/019dbd23-23eb-7622-96e2-452dae12c895__m.webp

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar në lexim të dytë një sërë projektligjesh të rëndësishme, që prekin fusha të ndryshme si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe çështjet sociale, ndërsa debatet janë karakterizuar nga qëndrime të ndryshme mes pozitës dhe opozitës. Ndër projektligjet e miratuara është ai për Masat e Përkohshme të Produkteve […]

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar në lexim të dytë një sërë projektligjesh të rëndësishme, që prekin fusha të ndryshme si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe çështjet sociale, ndërsa debatet janë karakterizuar nga qëndrime të ndryshme mes pozitës dhe opozitës.

Ndër projektligjet e miratuara është ai për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i njohur si ligji për “çmimet tavan”, i cili u votua me 63 vota për, pa kundërshtime dhe abstenime.

Megjithatë, opozita e kundërshtoi mënyrën e hartimit të tij, duke shprehur shqetësime për mundësi arbitrariteti, derisa nga Qeveria u theksua se ligji do të zbatohet vetëm në raste të destabilizimit të tregut dhe për një numër të kufizuar produktesh bazë.

Me mbështetje të gjerë është miratuar edhe Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me 80 vota për, pa asnjë kundër apo abstenim.

Përfaqësuesit e institucioneve e cilësuan atë si hap drejt sigurimeve shëndetësore për qytetarët, ndërsa opozita kërkoi zbatim të kujdesshëm dhe më shumë debat, duke ngritur shqetësime për funksionalizimin praktik.

Kuvendi ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” me 64 vota për, si dhe Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, për të cilin pati kundërshtime nga partitë opozitare lidhur me procedurat dhe përmbajtjen.

Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe disa projektligje të tjera, përfshirë atë për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore(68 vota për), për Banim Social dhe të Përballueshëm (71 vota për), për Provimin e Maturës Shtetërore (66 vota për), Projektligjin për Lëndët Plasëse (72 vota për).

Poashtu Kuvendi i Miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, si dhe Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.

Seanca u karakterizua nga diskutime të shumta, ndërsa shumica parlamentare siguroi votat për miratimin e projektligjeve, pavarësisht kritikave dhe rezervave të shprehura nga opozita.

TË NGJASHME
Trump thotë se ‘ora po ecën’ për Iranin

Trump thotë se ‘ora po ecën’ për Iranin

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

“Po shkojmë në drejtim të diktaturës”- Dërguti paralajmëron disa procese zgjedhore

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Nesër në Kuvend homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

“Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë mirënjohjen time ndaj tij”- Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Ministri i Kurtit i bindur se zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë rezultat

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

Qosja e la porosinë për ceremoninë e varrimit në prill të vitit 2016, çfarë përmban letra

0:000:00