Vdes një punëtor pasi ra nga lartësia në Gjakovë, një tjetër po intervistohet

/cnt/019cd7f6-b2b9-740d-8e8c-ed8da4e7221f__m.webp

Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën ‘Pjetër Bogdan”, në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Ajo ka thënë se një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. “Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i […]

Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën ‘Pjetër Bogdan”, në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.

TË NGJASHME
0:000:00