Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale

/cnt/019ce2c7-8492-772e-80c8-ad5593bf0428__m.webp

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë këngëtari i njohur Gjesti, për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale, shkruan Periskopi. Sipas Prokurorisë, këngëtari dyshohet për: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 i Kodit Penal […]

Sipas Prokurorisë, këngëtari dyshohet për:

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 i Kodit Penal të Kosovës)

Kanosja (neni 181 i KPRK-së)

Asgjësim apo dëmtim të pasurisë (neni 321 i KPRK-së)

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale
Prishtinë, 11 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.
Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.
Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.
Për shkak të fazës së hershme tëprocedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

 

TË NGJASHME
Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg