Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

/cnt/019ce2c7-313b-704b-ab90-fa11b7a6f756__m.webp

Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari i kërkuar. Policia e Durrësit bëri sot me dije (12 mars) se ka identifikuar dhe […]

Policia e Durrësit bëri sot me dije (12 mars) se ka identifikuar dhe arrestuar në Portin e qytetit, Martin Dervishin.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, sqaroi policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Periskopi

TË NGJASHME
Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në