Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

/cnt/019c9629-04f5-7505-9175-da735d78807a__m.webp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti. Këngëtari u ndalua të mërkurën nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Lajmin për kërkesën e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi- zëdhënëse […]

Këngëtari u ndalua të mërkurën nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lajmin për kërkesën e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi- zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Periskopi.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Policia të mërkurën konfirmoi arrestimin e Gjestit. Ndërkaq, Prokuroria njoftoi se ai u ndalua për 48 orë dhe dyshohet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

“Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti. Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast”, thuhej në njoftim

TË NGJASHME
Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg