A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

/cnt/019ce2c7-319a-7a2f-a248-aa91128c89e5__m.webp

Kosova është nga shtetet e pakta në Ballkan që nuk ka rafineri të naftës dhe i gjithë furnizimi me karburante vjen nga importi. Ndërsa, rezerva shtetërore e naftës që parasheh ligji e që menaxhohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nuk ka  shumë informacione për sasinë apo mundësin e intervenimit në treg në […]

Neni 12 i Ligjit për Rezervat Shtetrore parasheh që në mesin e produkteve të rezervave duhet të jetë edhe nafta dhe derivatet e saj.

“Prodhimet e caktuara jo ushqimore industriale-lëndët e para, materiale reprodukuese, naftës dhe derivate të saj, barnat, material sanitar, dhe mjete medicino-veterinare të domosdoshëm për transport-bartje të mallrave me interes të posaçëm për mbrojtje të shtetit”, thuhet në ligj.

Nga Shoqata e Naftëtarëve në Kuvendin e fundit e kanë ngritur si çështje se rezervat e naftës duhet të ruhen në deponi dhe në pika karburanti.

Fadil Berjani, kryetar i kësaj shoqate ka thënë se rezervat e naftës duhet të ruhen në deponi dhe në pika karburanti deri 50 për qind.

“Në deponi të shfrytëzohet 50 për qind e kapacitetit, ndërsa në pika të karburantit duhet të shfrytëzohet deri 40 për qind të kapacitetit. Qeveria duhet të investojë në rritjen e kapacitetit të rezervave”, ka thënë Berjani për Periskopin.

Periskopi ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë në lidhje me krijimin e rezervës shtetrore, por nuk kemi marr përgjigje.

Çmimi i derivateve e kaloi 1.50 euro për shkak të nisjes së luftës në mes Amerikës-Izraelit dhe Iranit. Problemi është ngushtica e Hormuzit ku kalon një pjesë  e madhe e anijeve të ngarkuara me derivate, e që Irani ka kërcenuar se do t’i bombardojë të gjitha ngarkesat në det.

Kjo e ka afektuar edhe Kosovën, që përmes një vendimi ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, po provon ta frenojë çmimin duke ua përcaktuar marzhën e fitimit 12 cent për litër atyre me pakic dhe 2 cent për litër atyre me shumicë./Periskopi/

Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Një bombë në këtë ishull iranian mund të tronditë botën, 90% e naftës iraniane kalon nga aty

Çmimet e naftës sërish rriten

Irani paralajmëron botën – çmimi i naftës mund të dyfishohet

 

TË NGJASHME
Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg