Të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

/cnt/019c9638-43fe-747b-8f63-1894f96c5c7a__m.webp

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh. Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, transmeton Periskopi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për […]

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi, transmeton Periskopi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. i dyshuar për veprën penale Spiunazhi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026.”- thuhet në përgjigjen e Gashit.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 09.10.2025 nën dyshimet për spiunazh. Ndaj tij më 10.10.2025 Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Më 10.11.2025, atij i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Më 10.01.2026, Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Detyrat e Shehollit sipas Prokurorisë Speciale ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë.

Po ashtu në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.

Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë.

Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.

Më 07.10.2025, KALLXO.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.

Dosja fliste për dyshime se si rreth 2 milionë euro të fondit special të AKI-së ishin shpenzuar nga tre-ish drejtorët e këtij institucioni, Driton Gashi, Shpend Maxhuni dhe Kreshnik Gashi në periudhën kohore 2017 – 2020.

Raporti i inspektimi, thotë se ish-drejtori Driton Gashi nga Fondi Special Operativ kishte shpenzuar mbi 1 milion euro, prej të cilave 500 mijë euro nuk dihet se kush i kishte pranuar. Por, për 500 mijë të tjera, kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala, e pati konfirmuar se ishin pranuar nga Fatmir Sheholli, tani i arrestuar si i dyshuar për spiunazh.

Fatmir Sheholli, është një figurë e njohur në Kosovë që shpesh herë kishte marrë pjesë edhe në emisione televizive në Kosovë dhe po ashtu ishte përmendur në foltoren e Kuvendit nga kryeministri Albin Kurti.

“Veç mos e tako Fatmir Shehollin, veç mos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti,  më 03.11.2023, teksa po debatonte me deputetin e PDK-së, Hysen Berisha.

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, në 9 raste thuhet se i ka dorëzu tek Fatmir Sheholli mbi 500 mijë euro.

Fatmir Sheholli në atë kohë kishte pranuar para edhe nga ish-drejtori tjetër i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Vlera e parave që Maxhuni kishte dorëzuar tek Sheholli në katër raste llogaritet të jetë 139 mijë euro.

 

TË NGJASHME
Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg