Rama i përgjigjet Vuçiqit: Makthi i tij quhet Kosovë

/cnt/019ce2c7-2271-70f6-8e7f-94a06898c583__m.webp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili pretendoi se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë. Në një intervistë për të përditshmen turke Türkiye Today, Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato si frikëra të pabazuara që lidhen me […]

Në një intervistë për të përditshmen turke Türkiye Today, Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato si frikëra të pabazuara që lidhen me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Presidenti Vuçiq është dikush me njohuri dhe intuitë të mirë, por ai ka makthin e tij: që është Kosova. Kaq është. Pikë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, kur ky “makth” ndikon në emocionet politike, mund të çojë edhe në deklarata që nuk kanë kuptim.

“Kjo është një tjetër britmë në makth… Serbia ka një marrëveshje shumë më të fortë me Kroacinë sesa kjo”, tha Rama, duke e hedhur poshtë pretendimin për një aleancë ushtarake kundër Beogradit.

Kryeministri shqiptar shtoi se zgjidhja për Serbinë është të pranojë realitetin e ri në rajon.

“Gjithmonë them: priteni litarin, lëreni të shkojë. Duke e lënë të shkojë, makthi juaj do të mbarojë… Moslëshimi i diçkaje që ka ikur bëhet një makth”, u shpreh Rama.

Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, duke theksuar se pavarësia e saj është një proces i pakthyeshëm dhe se çdo kërcënim serioz ndaj Kosovës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në Shqipëri./Telegrafi.

TË NGJASHME
Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Refuzoi gjuhën shqipe, BDI dhe ASH kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rasti ‘Subvencioni’: 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Rrëshqitja e tokës në Etiopi vret të paktën 52 persona

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Kusari: LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

A ka Kosova rezerva shtetërore të naftës?

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën dhe kërkon heqjen e masave

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

I quajti gazetarët “mercenarë”, tash Lumir Abdixhiku kapet edhe me AGK’në

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me rreth 6 vjet burg