Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

/cnt/019d25a0-087c-749a-b8e9-87f19a5b2658__m.webp

Gripi i shpendëve ka infektuar pacientin e parë njerëzor në Evropë. Rasti me infeksionin A(H9N2) është identifikuar në rajonin e Lombardisë së Italisë. Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj bën me dije se pacienti ka probleme shëndetësore, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe e ka marrë infeksionin në një vend jo evropian. Ai aktualisht ndodhet i shtruar […]

Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj bën me dije se pacienti ka probleme shëndetësore, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe e ka marrë infeksionin në një vend jo evropian. Ai aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

“Të gjitha kontrollet e nevojshme u kryen menjëherë dhe kontaktet përkatëse u identifikuan, si pjesë e aktiviteteve të zakonshme të parandalimit dhe mbikëqyrjes“, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Italisë.

Sipas asaj që dihet aktualisht rreth gripit të shpendëve, infeksioni ndodh nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj shpendëve të infektuar, por edhe nëpërmjet kontaktit me mjedise ose materiale të kontaminuara.

Rastet njerëzore klasifikohen si me patogjenitet të lartë ose të ulët, varësisht nga ashpërsia e sëmundjes. Rastet e para shkaktojnë infeksione të rënda sistemike me vdekshmëri të lartë, ndërsa rastet e dyta shkaktojnë simptoma të lehta ose aspak të frymëmarrjes, por mund të mutohen në forma më agresive./Periskopi

TË NGJASHME
SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Bien çmimet e naftës

Bien çmimet e naftës

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni