E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

/cnt/019d25a0-0547-79a6-9404-98a7eeba6eb5__m.webp

Policia gjermane ka dalë me detaje shtesë lidhur me incidentin e rëndë në Schramberg të Gjermanisë, ku 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar, vdiqën pasi u goditën nga një kamion. Viktimat dyshohet se ishin duke ecur ne trotuar në momentin e aksidentit, derisa sipas mediave, nëna ishte duke e çuar të birin në […]

Viktimat dyshohet se ishin duke ecur ne trotuar në momentin e aksidentit, derisa sipas mediave, nëna ishte duke e çuar të birin në kopsht

Autoritetet gjermane, për Klankosova konfirmuan kombësinë e viktimave, teksa shtuan se një burrë 53-vjeçar po drejtonte një kamion në “Oberndorfer Straße” drejt Autostradës Federale 462 rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e kamionit si pasojë e një problemi shëndetësor.

“Kamioni u përplas me tre makina të parkuara dhe më pas u përplas në murin e një shtëpie. Një grua 29-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar u goditën më pas në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për t’i shpëtuar, të dy vdiqën në vendngjarje nga plagët e rënda”, thuhet në konfirmim.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe i njëjti është transportuar për në spital.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Rottweil, është ngarkuar një ekspert për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Hetimi i aksidentit në vendngjarje është ende duke vazhduar.

TË NGJASHME
SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Bien çmimet e naftës

Bien çmimet e naftës

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë