Irani rrëzon planin 15-pikësh të SHBA-së: Kërkesat e Trump janë të tepërta

/cnt/019d259f-f198-7ab4-a800-5eda8f6e1d2a__m.webp

Irani ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se “SHBA-të po negociojnë me veten”. Reagimi vjen një ditë pasi Donald Trump u shpreh se Teherani synon një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Një plan prej 15 pikash i hartuar nga Uashingtoni i është transmetuar Iranit […]

Një plan prej 15 pikash i hartuar nga Uashingtoni i është transmetuar Iranit përmes kanaleve diplomatike, por autoritetet në Teheran nuk e kanë konfirmuar pranimin e tij si bazë për negociata.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaghari, reagoi me tone të ashpra, duke ironizuar situatën dhe duke theksuar se “njerëz si ne nuk mund të merren vesh kurrë me njerëz si ju”. Ai shtoi se stabiliteti rajonal, sipas Iranit, garantohet nga forcat e armatosura dhe jo nga marrëveshjet diplomatike.

Në të njëjtën linjë, përfaqësues të tjerë ushtarakë iranianë paralajmëruan se nuk do të ketë kompromis me SHBA-në, duke theksuar se çdo rezultat i konfliktit do të përcaktohet në terren dhe jo në tryezën e negociatave.

Plani 15-pikësh, i raportuar nga The New York Times dhe media të tjera, përfshin kërkesa të gjera ndaj Iranit, si çmontimi i infrastrukturës bërthamore, ndalimi i pasurimit të uraniumit dhe kufizimi i programit raketor. Në këmbim, parashikohet lehtësim i sanksioneve dhe mbështetje për një program bërthamor civil.

TË NGJASHME
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Bien çmimet e naftës

Bien çmimet e naftës

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë