Bien çmimet e naftës

/cnt/019d25a0-039f-78b8-902a-d4e0c3f11fa2__m.webp

Çmimet e naftës ranë rreth 5 për qind të mërkurën, ndërsa konflikti ShBA-Izrael dhe Iran vazhdon. Rënia e çmimeve vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, duke sugjeruar se mund të ketë progres drejt një marrëveshje armëpushimi. Çmimi i naftës së papërpunuar brent […]

Rënia e çmimeve vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, duke sugjeruar se mund të ketë progres drejt një marrëveshje armëpushimi.

Çmimi i naftës së papërpunuar brent ra për 6.08 dollarë, ose 5.82%, në 98.41 dollarë për fuçi të mërkurën.

“Plani i fundit 15-pikësh i propozuar nga administrata amerikane ende duhet të shqyrtohet dhe t’i përgjigjet, por duke marrë parasysh afatin e ndërprerjeve, duket se po eksplorohet një zgjidhje më e shpejtë dhe më e qetë,” tha analisti i kompanisë kërkimore Rystad, Janiv Shah.

Irani ka mohuar se kanë pasur biseda të drejtpërdrejta dhe një zëdhënës ushtarak iranian tha se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me vetveten, raporton sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Nëse Irani mbetet kërcënim për Hormuzin, bota mund të përballet me vite me naftë që kushton 100-150 dollarë për fuçi, tha Larry Fink, drejtori i BlackRock, menaxherit më të madh të pasurive në botë, për BBC-në.

“Ne do të kemi recesion global,” tha Fink, kur u pyet nëse nafta qëndron në 150 dollarë.

Pavarësisht propozimit të raportuar amerikan, Izraeli dhe Irani vazhduan të shkëmbejnë sulme ndaj njëra-tjetrës të mërkurën./Periskopi

TË NGJASHME
SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë