DnV`ja kundërshton vendimin e Osmanit për KQZ`në, paralajmëron pasoja

/cnt/019c9633-48f1-7735-b3b8-00dfeae70f50__m.webp

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta referuar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se zvarritja e këtij procesi e dëmton funksionalitetin e institucionit. Në reagimin e DnV-së thuhet se mënyra e përbërjes […]

Në reagimin e DnV-së thuhet se mënyra e përbërjes së KQZ-së është e përcaktuar qartë në kuadrin kushtetues dhe atë ligjor përmes modelit strikt të përfaqësimit dhe ky model nuk lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të subjekteve në kuptim të numrave, por me parimin e balancës ndërmjet grupeve parlamentare që kanë të drejtë propozimi.

Më tej janë përmendur edhe rastet e mëhershme, përfshirë periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2021, kur përbërja e KQZ-së është përcaktuar mbi bazën e modelit strikt duke kufizuar përfaqësimin e subjektit më të madh në dy anëtarë, pavarësisht rezultatit zgjedhor.

“Kjo praktikë përbën një standard – në harmoni edhe me Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias – të vendosur që ka garantuar funksionimin e balancuar të institucionit”, thuhet në reagim.

DnV-ja më tej ka thënë se trajtimi i kësaj çështjeje si dilemë kushtetuese dhe referimi i saj në gjykatë nuk kontribuon në qartësi shtesë, por prodhon vonesa në një proces që kërkon vendimmarrje të drejtpërdrejtë.

“Mosplotësimi i përbërjes së plotë të KQZ-së cenon konfigurimin e saj kushtetues prej 11 anëtarëve, duke ndikuar njëkohësisht në funksionimin dhe vendimmarrjen e saj”, është thënë më tej në reagim.

DnV-ja ka bërë thirrje që emërimi i anëtarit të mbetur të KQZ-së të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet e vendosura në praktikë, në mënyrë që të ruhet funksionaliteti dhe besueshmëria e këtij institucioni.

Emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së është dërguar për sqarime në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja Osmani. Dilema kushtetuese, sipas kabinetit të presidentes, u ngrit shkaku që partitë kanë bërë më shumë propozime sesa që i parasheh Kushtetuta.

Partitë dërguan në Presidencë propozime për aq anëtarë sa i patën në përbërjen e shkuar, përveç LVV-së që propozoi një më shumë se më herët.

TË NGJASHME
SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

SHSKUK: Trendi i sëmundjeve malinje mbetet relativisht i qëndrueshëm, çdo vit regjistrohen rreth 2100 raste

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Supremja: Shteti t’ua njohë pensionistëve diplomat e lëshuara mes viteve 1991-1999

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Disa anije kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, tregojnë të dhënat

Bien çmimet e naftës

Bien çmimet e naftës

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

E rëndë: 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin, u goditën nga një kamion në Gjermani

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë