Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë
Periskopi
14 orë më parë
Share
Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që organizohen me rastin e 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA. Ky event i veçantë do të zhvillohet më datën 3 maj 2026 në Prishtinë dhe Hajvali, duke bashkuar figura të njohura të futbollit […]
Ky event i veçantë do të zhvillohet më datën 3 maj 2026 në Prishtinë dhe Hajvali, duke bashkuar figura të njohura të futbollit nga të dy vendet në një atmosferë festive dhe simbolike. Programi do të nisë me ceremoninë zyrtare të hapjes, ku do të marrin pjesë drejtues të futbollit nga të dy vendet, për të vijuar më pas me aktivitete sportive dhe ndërvepruese.
Kulmi i këtij eventi do të jetë ndeshja miqësore ndërkombëtare mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në orën 14:00 në fushën e kompleksit të FFK-së.
Ky aktivitet përfaqëson jo vetëm një festë të futbollit, por edhe një moment të rëndësishëm bashkimi dhe bashkëpunimi mes dy federatave, duke forcuar më tej lidhjet sportive dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës./Periskopi