Arsenali vazhdon të jetë lider i Premierligës angleze. “Topçinjtë” nuk lanë vend për befasi, ku shënuan fitore si nikoqirë të Fulhamit, me rezultat bindës, 3-0. Viktor Gyokeres hapi serinë e golave, duke e kaluar Arsenalin në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë. Bukayo Saka dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të, derisa Gyokeres me golin e […]
“Topçinjtë” nuk lanë vend për befasi, ku shënuan fitore si nikoqirë të Fulhamit, me rezultat bindës, 3-0.
Viktor Gyokeres hapi serinë e golave, duke e kaluar Arsenalin në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë.
Bukayo Saka dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të, derisa Gyokeres me golin e dytë personal, vulosi fitoren në 45+4.
Pas 35 xhirove, Arsenali kryeson tabelen me 76 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, e cila ka dy ndeshje më pak aktualisht.
Në anën tjetër, Fulham renditet në vendin e 10-të, me 48 pikë./Periskopi