Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku heroi doli të jetë sulmuesi Altin Aliu. Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i konkretizojnë rastet. Prishtina ishte më kërkuese megjithatë edhe Malisheva […]
Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku heroi doli të jetë sulmuesi Altin Aliu.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.
Prishtina ishte më kërkuese megjithatë edhe Malisheva zhvilloi disa kundërsulme fantastike.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak pasi Samatic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja.
Heroi i Malishevës doli të jetë Altin Aliu që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes pas një topi të kthyer nga goditja e bashkëlojtarit (90+5’).
Kësisoj, Malisheva vazhdon fuqishëm drejt Evropës për t’u renditur e treta me 52 pikë, derisa Prishtina zë pozitën e katërt me 45 sosh./Periskopi