Festë e çmendur: Anis Mehmeti me Ipswich Town rikthehen në Ligën Premier
Periskopi
20 orë më parë
Share
Ipswich Town inkuadrohet sërish në Ligën Premier. Pas fitores 3-0 ndaj Queens Park Rangers në javën e fundit, skuadra e Kieran McKennas siguroi promovimin automatik dhe do të provojë edhe një herë të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit anglez. Ky rikthim vjen vetëm dy vjet pas promovimit të vitit 2024, kur Ipswich i […]
Ky rikthim vjen vetëm dy vjet pas promovimit të vitit 2024, kur Ipswich i dha fund një mungese 22-vjeçare nga elita dhe e ktheu qytetin në festë – me një atmosferë që u përshkrua si “çmenduri” në Suffolk.
Por aventura e parë në elitë ishte e vështirë dhe zgjati pak. Ipswich ra në Championship pas vetëm një sezoni, duke pësuar 82 gola dhe duke grumbulluar 22 pikë.
Tani, Ipswich kthehet me më shumë përvojë, por edhe me më shumë pikëpyetje.
Çfarë ndryshon nga hera e kaluar?
Dy vjet më parë, Ipswich hyri në Premier League me entuziazëm dhe guxim, por u ndëshkua shpesh nga gabimet individuale dhe ritmi i ashpër i kampionatit. Edhe merkatoja, megjithëse me shpenzime të mëdha, nuk solli përmirësim të mjaftueshëm në disa pozita kyçe.
Këtë sezon në Championship, Ipswich ka qenë më pragmatik. Skuadra ka një nga rekordet më të mira mbrojtëse në ligë dhe ka pësuar më pak gola se në sezonin e promocionit të 2023/24, por ndjesia e brishtësisë në prapavijë nuk është zhdukur plotësisht.
Në sulm, efikasiteti mbetet një temë diskutimi: George Hirst dhe Ivan Azon kanë ofruar lëvizje dhe lojë lidhëse, por bashkë kanë shënuar 16 gola, shifër që në Ligën Premier mund të jetë problem nëse ekipi nuk krijon mjaft raste.
Ipswich town are back in the premier league , it’s time for Chelsea to take our revenge 🔥🔥 pic.twitter.com/yRrrUpfUGD
Një nga pikat pozitive është rritja e disa lojtarëve dhe balanca më e mirë në mesfushë, ku Azor Matusiwa është përmendur si një nga më të qëndrueshmit. Ndërkohë, në krahun e majtë, Jaden Philogene dhe Jack Clarke kanë qenë dy opsione të rrezikshme, me Clarke si golashënuesi kryesor me 16 gola, edhe pse shpesh nuk e ka nisur ndeshjen si titullar, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Megjithatë, McKenna do të duhet të gjejë zgjidhje taktike për kampionatin anglez, ku Ipswich pritet të ketë më pak kontroll dhe më pak hapësira. Philogene, për shembull, shkëlqen në zona të ngushta pranë portës, por një ekip që lufton për mbijetesë rrallë e kalon shumicën e kohës aty.
Vetë McKenna konsiderohet ende arma kryesore e Ipswich-it. Ai tashmë ka provuar Ligën Preimer dhe ka treguar se di të përshtatet – qoftë duke luajtur më direkt, qoftë duke ndryshuar skemën, pa u larguar nga parimet e tij.
A do të përsëritet historia?
Ipswich nuk është më “jo-favoriti”romantik i dy viteve më parë. Tashmë është një klub që shpenzon më shumë, që ndërton me presion dhe që pritet të mësojë nga gabimet e së kaluarës. Për momentin, festa ka nisur sërish në Portman Road./Periskopi/