Abdixhiku reagon pas ofertës së Kurtit: Propozimet tjera nuk diskutohen pa u kryer Presidenti

/cnt/019dab37-19a1-7dac-a2b5-25a8a7ca68ce__m.webp

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, ku ka thënë se VV e Kurti instituan që ta kenë edhe pozitën e Presidentit, raporton Periskopi. Ai ka folur edhe për ofertën e Kurtit. “Përkundër përpjekjes sonë për konsensus, përkundër gatishmërisë sonë për një kandidat konsensual, me […]

Ai ka folur edhe për ofertën e Kurtit.

“Përkundër përpjekjes sonë për konsensus, përkundër gatishmërisë sonë për një kandidat konsensual, me keqardhje themi se insistimi për një President nga radhët e VV-së e pamundëson mbështetjen tonë për çështje parimore, logjike dhe në interes të Republikës. Çështjet tjera, propozimet tjera, nuk kanë mund të trajtohen pa kapërcyer çështjen thelbësore të krizës – Presidentitn”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Përkundër përpjekjeve për 53 ditë kushtetuese për të gjetur zgjidhje rreth çështjes së Presidentit, dhe vetëm Presidentit, sot, me keqardhje them se nuk kemi arritur të gjejmë një zgjidhje.
Siç kemi thënë nga fillimi, Presidenti nuk mund të jetë zgjatim i Qeverisë. Insistimi për një President të VV-së na dërgoi në krizë para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Insistimi i sërishëm për President të VV-së nuk e ndërpreu krizën që na dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Asgjë nuk ka ndryshuar.
Përkundër përpjekjes sonë për konsensus, përkundër gatishmërisë sonë për një kandidat konsensual, me keqardhje themi se insistimi për një President nga radhët e VV-së e pamundëson mbështetjen tonë për çështje parimore, logjike dhe në interes të Republikës. Çështjet tjera, propozimet tjera, nuk kanë mund të trajtohen pa kapërcyer çështjen thelbësore të krizës – Presidentitn.
Prandaj, nga sot, LDK i konsideron të përmbyllura diskutimet mbi çështjen e Presidentit.
Provuam për 53 nga 60 ditët kushtetuese. E drejtë është të mos shpenzojmë gjithe kohën e mbetur. U lëmë rastin të tjerëve të kontribuojnë në këtë drejtim. Shmangja e zgjedhjeve të reja do t’i kontribuuonte stabilitetit të vendit. LDK as nuk mund t’i shkaktojë e fatkeqësisht as parandalojë ato.
Nga tash e tutje, do të vazhdojmë angazhimin për përbashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së; si domosdoshmëri politike dhe si përgjigje ndaj nevojës së qytetarëve për një alternativë serioze, të qëndrueshme dhe shtetformuese.

TË NGJASHME
Reagon Arben Mustafa i PDK-së: E kemi kuptuar me kohë lojën e Kurtit, ky nuk njeh tjetër logjikë

Reagon Arben Mustafa i PDK-së: E kemi kuptuar me kohë lojën e Kurtit, ky nuk njeh tjetër logjikë

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

0:000:00