U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

/cnt/019dab37-0eed-7b2a-bd92-33472994a643__m.webp

Nëntëmbëdhjetë persona janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Istog. Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është konfirmuar për KosovaPress se është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 27 personave. “Për […]

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është konfirmuar për KosovaPress se është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 27 personave.

“Për 27 persona kemi bërë kërkesë, në Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë zhvilluan një aksion të gjerë kundër krimeve piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Istog.

Sipas njoftimit të përbashkët, gjatë operacionit janë kontrolluar 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për aktivitete të kundërligjshme.

Në mesin e 34 personave të arrestuar, 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME
Reagon Arben Mustafa i PDK-së: E kemi kuptuar me kohë lojën e Kurtit, ky nuk njeh tjetër logjikë

Reagon Arben Mustafa i PDK-së: E kemi kuptuar me kohë lojën e Kurtit, ky nuk njeh tjetër logjikë

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

0:000:00