Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin
Periskopi
një ditë më parë
30k
Share
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, që lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje ku mbeti i vrarë P.G., pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi. Sipas gjykatëses së rastit, Fatime Dermaku, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka njoftuar se ekspertiza psikiatrike dhe […]
Sipas gjykatëses së rastit, Fatime Dermaku, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka njoftuar se ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për Ademin nuk është përfunduar, andaj në mungesë të saj nuk mund të konstatohet gjendja e tij mendore dhe aftësia për t’iu nënshtruar gjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.
Si rrjedhojë, gjykimi nuk mund të vazhdojë derisa të jetë gati raporti i ekspertizës.
Nga Instituti i Psikiatrisë është bërë e ditur se nevojiten edhe rreth dy javë për përfundimin e raportit.
Ndërkohë, seanca e radhës pritet të caktohet pasi të dorëzohet ekspertiza, e cila do të përcaktojë nëse i akuzuari është në gjendje të marrë pjesë në proces gjyqësor.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku, e cila deklaroi se Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka njoftuar se ekspertiza psikiatrike ende nuk është përfunduar, prandaj në mungesë të saj nuk mund të dihet nëse i akuzuari Valdrin Ademi është i gatshëm t’i nënshtrohet gjykimit.
Ndryshe, në këtë seancë ishte planifikuar të lexohej aktakuza dhe të bëhej deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së P,G,, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, rasti ndërlidhet me një përplasje të armatosur mes dy grupeve në lokalin “From”, ku si pasojë mbeti i vrarë P.G., dhe disa persona të tjerë u plagosën. Të akuzuarit ngarkohen për disa vepra penale, përfshirë “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Motivi i sulmit, sipas aktakuzës, lidhet me konfliktin e mëhershëm të datës 4 mars 2024, të ndodhur mes Shkumbin Sekiraqës (djali i Salih Sekiraqës) dhe Pajtim Gashit (vëllai i tani të ndjerit Premtim), i cili e kishte përshkallëzuar konfliktin mes dy grupeve