Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare
Periskopi
një ditë më parë
30k
Share
Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë për një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe LVV-së, duke thënë se ky është një veprim i gabuar që dëmton institucione dhe përpjekjen për të fuqizuar shtetin. Në një status në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se ndarja e katër ministrive dhe një […]
Në një status në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se ndarja e katër ministrive dhe një karrigeje zëvendës-kryeministri si “çmim për heshtje” ndaj kapjes së Presidencës është një llogaritje e gabuar dhe një kompromis që nuk duhet të bëhet.
“Shteti nuk fuqizohet me pazare ditore”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar se LDK-ja nuk është ndërtuar mbi pazare, por mbi parime, dhe se kur rrezikohet rendi institucional, nuk ka vend për kompromis, por për qëndrim konsistent për ruajtjen e institucioneve kushtetuese.
Ish-deputetja ka theksuar se çdo marrëveshje e tillë do të ishte një rrezik për shtetin dhe se pushteti nuk mund të blihet me poste.