Caktohet data për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Banjska”

/cnt/019c9636-91a1-7e06-8cfd-9025cabd16e6__m.webp

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot seanca për rastin “Banjska”, me ç’rast u morr vendim që shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve të mbahet të premten e 24 prillit. Dushan Maksimoviq deklaroi se dëshiron të jetë i pranishëm në sallë kur të shpallet aktgjykimi, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Blagoje Spasojeviq […]

Dushan Maksimoviq deklaroi se dëshiron të jetë i pranishëm në sallë kur të shpallet aktgjykimi, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq deklaruan se s’duan të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit.

Ndryshe Maksimoviq, Spasojeviq dhe Toliq dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare.

Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.

Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

TË NGJASHME
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon për kujdes maksimal gjatë verës

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Kosova rrezikon seriozisht të humbë 68.8 milionë euro të BE`së në qershor

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk është mbi pazare

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Pa marrëveshje për presidentin, vendi përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

U arrestuan për bixhoz e skema piramidale, 19 të dyshuarit paraqiten në gjykatë

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Pushtetit i ngutet para zgjedhjeve, vetëm këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Aktakuzë për vrạsje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që gọditi babain me sëpatë

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

Dështon seanca në rastin “Capat”–“Sekiraqa”, në pritje të ekspertizës psikiatrike për Valdrin Ademin

0:000:00