Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn
një ditë më parë
2.4k
30k
Share
Lajme të mira për Kylian Mbappén dhe Real Madridin në prag të përballjes së madhe kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi francez është shëruar nga problemi fizik dhe pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. Sipas raportimeve, Mbappé është stërvitur përsëri me skuadrën dhe do të […]
Sulmuesi francez është shëruar nga problemi fizik dhe pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
Sipas raportimeve, Mbappé është stërvitur përsëri me skuadrën dhe do të jetë pjesë e listës për sfidën e rëndësishme europiane.
Francezi kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju, por tashmë duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati t’i ndihmojë “Los Blancos”.
Nga ana tjetër, situata është më e paqartë për Jude Bellingham.
Mesfushori anglez mbetet në dyshim dhe mund të jetë surpriza e madhe e listës së trajnerit për përballjen e nesërme.
Bellingham po e vazhdon rikuperimin nga një problem muskulor që e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë dhe stafi teknik do të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cityt.
Për Real Madridin, rikthimi i Mbappés konsiderohet shumë i rëndësishëm në një moment kyç të sezonit, sidomos në një duel kaq të vështirë kundër kampionëve anglezë të Manchester City.
“Mbretërit” e fituan lojën e parë bindshëm 3:0 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa do të shkojnë në “Etihad Stadium” për ta ruajtur këtë kapital dhe për ta prerë biletën e çerekfinales së Championsit