Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League
11 orë më parë
2.4k
30k
Share
Sonte rikthehet spektakli i UEFA Champions League me ndeshjet kthyese, ku priten përballje të zjarrta dhe beteja për kualifikim. Në një nga sfidat më interesante, Sporting CP pret në shtëpi Bodø/Glimt, me norvegjezët që vijnë me epërsi bindëse 3-0 nga ndeshja e parë. Një tjetër duel i fortë zhvillohet mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen, ku […]
Në një nga sfidat më interesante, Sporting CP pret në shtëpi Bodø/Glimt, me norvegjezët që vijnë me epërsi bindëse 3-0 nga ndeshja e parë.
Një tjetër duel i fortë zhvillohet mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen, ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1.
Ndërkohë, spektakël pritet edhe në Londër, ku Chelsea përballet me Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazh të madh 5-2 nga ndeshja e parë.
Vëmendja kryesore bie në superpërballjen mes Manchester City dhe Real Madrid, ku madrilenët kanë fituar 3-0 në takimin e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit.
Megjithatë, “City” nuk dorëzohet lehtë në shtëpi dhe pritet një ndeshje dramatike deri në fund.