Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

/cnt/019c9631-c483-76ef-86e1-5495e3144d9d__m.webp

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet ende e paqartë, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”. Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi polak preferon të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa kohët e fundit ai është lidhur me një kalim të […]

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet ende e paqartë, mes spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi polak preferon të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa kohët e fundit ai është lidhur me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, MLS dhe Superligën turke. Megjithatë, prioriteti i Lewandowskit është vazhdimësia te klubi katalanas.

Madje, ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme page dhe të marrë një rol dytësor në skuadër, në mënyrë që të qëndrojë pjesë e projektit të Barcelonës.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, i rizgjedhur së fundmi, është gjithashtu i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me 37-vjeçarin, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar.

Ndërkohë, agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë bisedime me Laportën dhe drejtorin sportiv Deco për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit.

Pavarësisht situatës së Lewandowskit, Barcelona po planifikon të investojë në një qendërsulmues të ri të profilit të lartë gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

TË NGJASHME
Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Ylli i Cityt e ka ndarë mendjen, do të largohet dhe e ka vendosur destinacionin e radhës

Ylli i Cityt e ka ndarë mendjen, do të largohet dhe e ka vendosur destinacionin e radhës

S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

Guardiola bën një veprim të veçantë për lojtarët e tij, para ndeshjes së madhe me Realin

Guardiola bën një veprim të veçantë për lojtarët e tij, para ndeshjes së madhe me Realin

U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

Finalja e parë për në Botëror, FSHF e nis shortin për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

Finalja e parë për në Botëror, FSHF e nis shortin për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

“Hajde Kosovë, duam fitore”, FFK-ja me video motivuese para lojës së Dardanëve me Sllovakinë

“Hajde Kosovë, duam fitore”, FFK-ja me video motivuese para lojës së Dardanëve me Sllovakinë

Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles

“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles