Guardiola bën një veprim të veçantë për lojtarët e tij, para ndeshjes së madhe me Realin

/cnt/019cfbdb-5c56-767a-8fcf-b63fe961d8b5__m.webp

Në një veprim të pazakontë para ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, Pep Guardiola anuloi seancën stërvitore të Manchester Cityt dhe preferoi të përgatisë skuadrën për përballjen kundër Real Madridit duke u dhënë lojtarëve një ditë pushimi. Ekipi anglez u stërvit të dielën në ambientet e veta, por […]

Ekipi anglez u stërvit të dielën në ambientet e veta, por nuk pati shenja të stërvitjes së zakonshme para ndeshjes, e cila zakonisht përfshin edhe 15 minuta të hapura për mediat.

Guardiola e kishte zbatuar këtë masë edhe para ndeshjes kundër Borussia Dortmundit në nëntor, dhe rezultati e justifikoi taktikën: fitore 4-1 për “Citizens”, rezultat që do ta firmosnin edhe kundër Real Madridit për ta çuar përballjen në kohë shtesë.

Megjithatë, kjo nuk është praktikë e zakonshme për ekipet që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Zakonisht ekipet angleze stërviten në qendrat e tyre stërvitore, pavarësisht nëse luajnë në shtëpi apo në transfertë, edhe pse shpesh heqin dorë nga stërvitja në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Por të mos stërvitesh fare një ditë para ndeshjes është diçka e pazakontë, si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në kampionatet vendase.

Ndërkohë, Real Madridi do të zbresë në stadiumin “Etihad” pasdite për konferencat zyrtare për shtyp dhe seancën stërvitore para ndeshjes.

Ndeshja e parë, e luajtur me 11 mars në “Bernabeu”, përfundoi 3-0 për Realin, me një tregolësh të bukur të shënuar nga Federico Valverde.

TË NGJASHME
Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

Lewandowski dëshiron qëndrimin te Barcelona, me ulje page dhe rol dytësorë

Ylli i Cityt e ka ndarë mendjen, do të largohet dhe e ka vendosur destinacionin e radhës

Ylli i Cityt e ka ndarë mendjen, do të largohet dhe e ka vendosur destinacionin e radhës

S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit

U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

U-21shat e Shqipërisë gjejnë kundërshtarin pas anulimit të ndeshjeve ndaj SHBA-së dhe Japonisë

Finalja e parë për në Botëror, FSHF e nis shortin për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

Finalja e parë për në Botëror, FSHF e nis shortin për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

“Hajde Kosovë, duam fitore”, FFK-ja me video motivuese para lojës së Dardanëve me Sllovakinë

“Hajde Kosovë, duam fitore”, FFK-ja me video motivuese para lojës së Dardanëve me Sllovakinë

Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles

“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles