Irani merr pjesë në Kupën e Botës veç me një kusht
8 orë më parë
2.4k
30k
Share
Situata gjeopolitike po fillon të ndikojë drejtpërdrejt edhe në futbollin botëror. Federata e futbollit e Iranit i ka nisur negociatat me FIFA-n për t’i zhvendosur ndeshjet e saj të Kupës së Botës 2026 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikës. Sipas raportimeve, vendimi lidhet drejtpërdrejt me tensionet e fundit mes Iranit dhe SHBA-së, pas […]
Federata e futbollit e Iranit i ka nisur negociatat me FIFA-n për t’i zhvendosur ndeshjet e saj të Kupës së Botës 2026 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikës.
Sipas raportimeve, vendimi lidhet drejtpërdrejt me tensionet e fundit mes Iranit dhe SHBA-së, pas sulmeve ushtarake të përbashkëta me Izraelin.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ekipit kombëtar iranian gjatë qëndrimit në territorin amerikan.
Presidenti i Federatës iraniane, Mehdi Taj, ka qenë i qartë: skuadra nuk është e gatshme të udhëtojë në SHBA në këto kushte, sidomos pasi është deklaruar se nuk mund të garantohet siguria e tyre.
Irani është shortuar në Grupin G dhe fillimisht pritet t’i luajë ndeshjet në qytete amerikane si Los Angeles dhe Seattle.
Megjithatë, opsioni që po diskutohet është zhvendosja e këtyre ndeshjeve në Meksikë, një nga vendet bashkë-organizatore të turneut së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë.
Një vendim i tillë do të ishte shumë kompleks për shkak të organizimit tashmë të avancuar të turneut, me kalendar të përcaktuar, bileta të shitura dhe marrëveshje televizive të finalizuara.
Nëse FIFA nuk e pranon kërkesën, ekziston edhe mundësia ekstreme që Irani të tërhiqet nga turneu.
Një vendim i tillë do të ishte historik, pasi do ta shënonte një nga rastet e rralla të tërheqjes së një kombëtareje të kualifikuar nga Kupa e Botës në epokën moderne.
Megjithatë, deri tani nuk ka një vendim zyrtar për tërheqje dhe autoritetet e futbollit aziatik nuk e kanë marrë asnjë njoftim formal.
Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, rrezikon të ndikohet ndjeshëm nga zhvillimet politike globale.
Rasti i Iranit është një shembull i qartë se si tensionet ndërkombëtare mund të ndikojnë drejtpërdrejt në organizimin e eventeve më të mëdha sportive në botë.