Vërshimet e fundit në Kosovë shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, këto janë komunat më të prekuar

/cnt/019d05c1-7577-7578-84a3-6e515bfebad3__m.webp

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Periskopin ka treguar se vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet e fundit në vend tejkalojnë vlerën pesë milionë euro. Ibrahmi ka treguar se cilat janë komunat më dëmet më të mëdha të vërshimeve duke përfshirë ekonominë familjare, bizneset, lokalet dhe […]

Ibrahmi ka treguar se cilat janë komunat më dëmet më të mëdha të vërshimeve duke përfshirë ekonominë familjare, bizneset, lokalet dhe infrastrukturën publike.

“Vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit nëpër komuna tejkalon 5 milionë euro. Sipas vlerësimeve fillestare të Komunave të prekura nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro, duke prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike. Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë: Gjakova 2.7 milionë euro; Drenasi  mbi 1.5 milionë euro; Peja, Rahoveci dhe Mitrovica nga 800 mijë euro secila; Klina  mbi 650 mijë euro dhe Malisheva 540 mijë euro”, tha Ibrahimi.

Ai ka thënë se vlerësimet e dëmeve nga vërshimet “ende nuk kanë përfunduar në disa komuna tjera të vendit”.

Ibrahmi ka bërë thirrje për nivelin qendror duke kërkuar reagim urgjent dhe koordinim institucional.

“Alokim të menjëhershëm të mjeteve financiare; Aktivizim të fondeve emergjente dhe mekanizmave shtetërorë; Mbështetje konkrete për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët dhe bizneset. Dhe të shtohet veprimi insitucional që këto mos të përseriten, pra të punohet dhe veprohet në parandalimin e vërshimeve”, tha ai tutje për Periskopin.

Sipas tij, komunat nuk mund të përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa një ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët.

“Komunat dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbeten të përkushtuara për bashkëpunim të plotë institucional, por njëkohësisht kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret”, tha ai./Periskopi

 

 

TË NGJASHME
Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje