Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

/cnt/019d05c1-7bbe-71af-b52b-ff7c841267fc__m.webp

Kryeministri Albin Kurti u përballë me pyetjet e gazetarëve sot pas koncensioneve që bëri për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt e automjetet, nga të cilët do të prekeshin komuniteti serb në vend. I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për […]

I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.

“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim”.

Duke i mohuar këto akuza opozitare, Kurti përmendi mbështetjen popullore për veprimet e tij.

“Prandaj, të gjitha akuzat e tilla janë të pavend, këtë e dinë më së miri qytetarëve të Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe që i gëzojnë frytet e punës tonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”.

Qeveria e Kosovës u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb të lëshuara nga Serbia për një periudhë fillestare 12-mujore. Ligji nisi të zbatohej nga 15 marsi.

Për këtë dakordim ndihmoi Bashkimi Europian, Përfaqësuesi Special i të cilit, Peter Sorensen, ishte në kontakt edhe me Qeverinë e Serbisë.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2023 në një intervistë në RTK kishte deklaruar se ka asociacion në dokumentin e ofruar nga BE.

Ai po ashtu kishte treguar se nenin 7 është treguar kreativ, dhe sipas tij nuk do të ketë asociacion që shkel kushtetutën.

Deklaratën e plotë e gjeni tek video./Periskopi

TË NGJASHME
“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje