Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

/cnt/019d05c1-8269-7e22-85a1-5b8bee729b50__m.webp

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur dhënie e një “dritareje” kompromisin që bëri duke njohur letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për të zbatuar ligjin për të huajt dhe automjetet, duke iu krijuar lehtësira komunitetit serb që s’janë të pajisur me dokumente të Kosovës. I pyetur nga gazetarët për këto koncensione, Kurti tha se struktura ilegale […]

I pyetur nga gazetarët për këto koncensione, Kurti tha se struktura ilegale nuk ekzistojnë në fusha të tjera, por tha se ato janë në arsim e shëndetësi.

“Po zbatohet ligji nga periudha para 13 vjetëve dhe më në fund po zbatohet ligji. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave të cilat janë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë sikurse ato të sigurisë, të financave, të administrimit nuk ekzistojnë më. Kanë ngelur edhe arsimi dhe shëndetësia dhe ato do t’i inkorporojmë. Por, që ta bëjmë këtë, duhet ta kemi listën e të gjithëve që punojnë në këto struktura. S’duam që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor e nxënësit serbë të ngelin pa mësim, por kjo duhet të bëhet në mënyrë legale, kjo do të thotë përbrenda ligjshmërisë së Kosovës.  Në këtë aspekt po punojmë duke e dhënë edhe një dritare 12-mujore, përkatësisht tremujore për qëndrim, pastaj për punë dhe për pajisje me dokumente të Kosovës”.

Kurti tha se afat të ngjashëm patën dhënë edhe targat dhe tha se “gjithçka po shkon sic është më së miri”.

“S’është veprim politik, por zbatim i ligjit, zbatim gradual në bashkëpunim me BE’në në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim, normalizim, investime për të gjithë qytetarët pa dallim”./Periskopi

TË NGJASHME
“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje